Site icon Telegrafi

Shpërthim në Fushë Krujë, s’ka të lënduar

Një shpërthim eksplozivi është regjistruar mbrëmjen e vonë të së dielës, rreth 30 minuta para mesnate, në fshatin Larushk të Fushë Krujës.

Sipas raportimit të policisë, një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur nga rruga drejt cepit të oborrit që lidh dy banesat e shtetasve B.M. dhe R.M, por fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur të lënduar, sikurse as dëme material, transmeton tch.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të hetuar mbi rrethanat, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që ka shoqëruar 9 persona për t’i marrë në pyetje.

Exit mobile version