Shpërthimi i ndodhur në furrën elektrike ka zgjatur më shumë se 15 minuta dhe është ndie edhe nga lokalitetet e afërta me këtë fabrikë.
Policia ka urdhëruar evakuimin e përkohshëm të banorëve, deri në kalimin e rrezikut.
Menaxhmenti grek i Ferronikelit nuk ka lejuar ekipin e KTV-së që të xhirojë në vendin e shpërthimit, duke minimizuar atë që ka ndodhur.
Por, punëtorët kanë thënë se janë kushtet e punës dhe mospajisja adekuate që kanë shkaktuar shpërthimin.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për atë që kanë ndodhur e që e sheh si shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.Telegrafi nga burime të veta ka mësuar se të lënduarit në shpërthimin e zjarrit në Feronikel janë: S. Osmani 1958, M. Azemi 1959, F. Dervishi 1969, M. Leku 1959 dhe H. Shala 1979. /Telegrafi/