Të paktën gjashtë persona sot kanë humbur jetën dhe disa tjerë janë hospitalizuar, pasi që ka ardhur derisa të rrjedhja e azotit të lëngshëm në një qendër për paketimin e ushtrimit në verilindje të Georgia, kanë bërë të ditur zyrtarët shëndetësorë në SHBA.
Siç raporton AP, pesë persona humbën jetën në vendin e ngjarjes kur ndodhi aksidenti në një fabrikë në qytetin e vogël Ganesville, derisa personi i gjashtë ndërroi jetë në spital, transmeton Telegrafi.
Deri të rrjedhja e azotit të lëngshëm ka ardhur rreth orës 10, ku më pas ekipet e zjarrfikësve janë shfaqur në vendin e ngjarjes duke hasur të punësuarit që largoheshin nga objekti – ku disa pre tyre më plagë të rënda.
Të paktën gjashtë zjarrfikës janë lënduar dhe dërguar për tretman në spital. E Siç raporton AP, deri më tani nuk dihet numri i saktë i atyre që janë lënduar. /Telegrafi/