Telegrafi

Shpërthim në Durrës, i vihet lëndë plasëse një biznesi

Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Lënda plasëse është vënë në një biznes në lagjen nr. 7 të qytetit, në rrugën “Aleksandër Goga”. Si pasojë e shpërthimit nga eksplozivi i vendosur në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases Jonida Karaboja, janë shkaktuar vetëm dëme  materiale.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Durrës disa shtetas, ndërsa vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, konflikteve të mundshme të pronares së biznesit për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /tch/