Site icon Telegrafi

Shpërthim në Durrës, eksploziv banesës së të dënuarit

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në qytetin e Durrësit gjatë natës. Raportohet se lënda plasëse ishte vendosur në derën e një banese në lagjen 15 të qytetit bregdetar.

Nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Banesa të cilës i ishte vendosur eksploziv është në pronësi të Fetah Mataj, i cili më parë ka qenë i dënuar.
Ai ka dalë nga burgu pak kohë më parë, raporton Syrin.net.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. /Telegrafi/

Exit mobile version