Site icon Telegrafi

Shpërthim në centralin bërthamor në Flamanville të Francës (Video)

Një shpërthim ka ndodhur në centralin bërthamor në Flamanville në bregun verior të Francës, por nuk ka asnjë rrezik bërthamor, thonë zyrtarët.

Disa njerëz janë lënduar nga shpërthimi, i cili ndodhi rreth orës 10:00, raporton gazeta franceze Ouest-France.

Ekipet e shpëtimit janë dërguar në vend të ngjarjes, transmeton KosovaPress.

Flamanville ka dy reaktorë bërthamorë.

Një e treta në ndërtim e sipër është model për një reaktor të ri në Britani të Madhe.

Fabrika e propozuar britanike, e njohur si Hinkley Point C, do të fillojë prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2025. /Telegrafi/

Exit mobile version