Telegrafi

Shpërthim në Birmingham: Qendra e qytetit evakuohet, policë ‘kudo’ pas ‘shpërthimit të zhurmshëm’ (Foto/Video)

Qendra e qytetit Birmingham është evakuuar nga policia pas një shpërthimi të përshkruar si një “shpërthim i zhurmshëm”.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, policia dhe ekipet e emergjencës janë parë në Repertory Theatre, në Broad Street të Birmingham, pas raportimit të një shpërthimi rreth orës 8.20 të mbrëmjes sonte.

Shpërthimi ndodhi në bodrumin e teatrit, i cili është evakuuar, tha Policia e West Midlands.

Siç shkruajnë më tej mediat britanike, nuk ka asnjë shenjë se shpërthimi është i lidhur me terrorizmin dhe se askush nuk mendohet të jetë plagosur. /Telegrafi/