Avio-bomba MK82 që peshon 250 kilogramë, dhe që ishte gjetur të mërkurën në fshatin Privilica në periferi të Bihaçit është shkatërruar këtë mëngjes.
Autoritetet në Bosnjë e Hercegovinë kanë bërë të ditur se “i gjithë operacioni ka shkuar sipas parashikimeve dhe ashtu siç ishte planifikuar”, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se gjatë këtij aktiviteti, popullsia e kësaj pjese janë evakuuar përkohësisht. /Telegrafi/