Telegrafi

Shpërthim në bastionin e Hezbollahut në Liban, krijohet një re e madhe tymi

Një shpërthim tronditi një fortesë të Hezbollahut në jug të Libanit, duke krijuar tym që ngrihej mbi fshatin Ein Qana.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ende nuk u bë i qartë shkaku i këtij shpërthimi, mirëpo raportohet për disa të lënduar.

Fshati i Ein Qana gjendet rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit Bejrut. Libani Jugor është njëherësh një bastion politik i Hezbollahut.

Sipas burimeve grupi i tyre thuhej se ngriti një kordon sigurie në zonë, ku më pas ndodhi edhe shpërthimi.

Shpërthimi i fundit vjen pas një muaj e gjysmë ku edhe ndodhi incidenti vdekjeprurës në portin e Bejrutit.

Incidenti i 4 gushtit ndodhi si pasojë e 2,750 tonë nitrat amoniumi të cilat ishin të ruajtura në një depo të portit, me këtë rast vdiqën afër 200 persona.

Kështu, edhe sot afër dy muaj pas këtij incidenti ende është raportuar për të zhdukur nën rrënoja. /Telegrafi/

Shpërthimi në Bejrut, 4 gusht 2020