Një turist gjerman ka vdekur dhe 19 të tjerë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi në një anije turistike në ishullin indonezian Bali.
Akoma nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, por sipas zyrtarëve, ajo nuk ishte bombë.
Në anije gjendeshin 35 pasagjerë të huaj dhe katër anëtarë të ekuipazhit, të cilët po shkonin për në ishullin Gili Trawangan.
Në Indonezi, aksidentet e tilla fatale pothuajse janë të zakonshme për shkak të nivelit të ulët të sigurisë.