Telegrafi

Shpërthim i madh në një ishull rus: Shtatë persona humbën jetën, mesin e tyre tre fëmijë

Ka ndodhur një shpërthim i madh i gazit në një ndërtesë banimi në ishullin rus Sakhalin.

Shtatë persona, duke përfshirë tre fëmijë kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi në Sakhalin gjersa raportohet se nëntë persona janë plagosur.

Kështu deklaroi guvernatori Valery Limarenko, i cili më tutje tha se tre persona të tjerë janë duke u kërkuar pasi nuk po dihet asgjë për fatin e tyre.

Më parë, Ministria e Situatave Emergjente njoftoi se kishte një shpërthim gazi në një ndërtesë banimi pesëkatëshe në Sakhalin.

Autoritetet lokale njoftuan se, sipas informacioneve fillestare, shkak i shpërthimit ishte ruajtja dhe trajtimi jo i duhur i bombolave shtëpiake të gazit.

Ndryshe, Rusia edhe në të kaluarën ka pasur raste të tilla duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme materiale. /Telegrafi/