Telegrafi

Shpërthim i madh në Los Angeles, policia tentoi të detonoj disa tonë fishekzjarrë ilegalë – lëndohen 17 persona

Policia në Los Angeles ka tentuar të detonoj disa tonë fishekzjarrë ilegal, ku pasoi një shpërthim nga i cili u lënduan 17 persona – ne mesin e të cilëve ka edhe policë.

Siç raporton LA Times, njësia për eksplozivë e policisë së Los Angeles ka tentuar që në mënyrë të sigurtë të detonoj fishekzjarrët e sekuestruar, por dështuan rëndë, transmeton Telegrafi.

Shpërthimi pasoi në një lagje të banuar, ku si pasojë janë dëmtuar disa shtëpi dhe vetura, e kamioni në të cilin ishin futur fishekzjarrët është shkatërruar plotësisht.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e shpërthimit dhe pasojat. Komandanti i policisë në Los Angeles, Michale Moore, ka thënë se policët brenda një shtëpie kishin gjetur disa tonë fishekzjarrë të improvizuar dhe lëndë tjera shpërthyese, që nuk ishin të sigurta për përdorim.

Kështu njësi për mbrojtje nga shpërthimet, i futi fishekzjarrët e sekuestruar në një kamion me rimorkio të veçantë të dedikuara për transportimin e materieve të tilla.

E pas detononimit duke menduar se rimorkioja e veçantë nuk do të lejoj që fishekzjarrët të dalin jashtë nga shpërthimi – ka ardhur deri te një situatë kaotike.

“Gjithçka është bërë sipas protokollit për situata të tilla, por duket se diçka ka ndodhur në veturë – që në fakt nuk ka guxuar të ndodhë. Nuk e dimë çfarë, por do ta zbulojmë”, ka shtuar Moore.

Në këtë incident janë lënduar nëntë polic dhe një agjent i Byrosë për alkool, duhan, armë zjarri dhe eksplozivë. Në spital janë dërguar edhe gjashtë civilë me lëndime më të rënda dhe tre tjerë me më të lehta. /Telegrafi/