Telegrafi

Shpërthim i madh, fabrika e fishekzjarrëve në Kinë shndërrohet në rrënoja

Një fabrikë kineze e fishekzjarrëve është shndërruar në rrënoja pas një seri shpërthimesh shkatërruese që ndodhën brenda kompleksit natën e kaluar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e tmerrshme të publikuara nga televizioni shtetëror kinez tregojnë se shpërthime të mëdha po dërgojnë re tymi në ajër në qytetin e vogël Guanghan.

Autoritetet lokale pretenduan se gjashtë persona u plagosën në incident, përfshirë dy që u plagosën rëndë. Asnjë vdekje nuk është njoftuar.

Të gjithë të lënduarit ishin duke u trajtuar në spital që nga ora 2 e mëngjesit me kohën lokale, sipas një postimi në mediat sociale nga departamenti i propagandës Guanghan.

Autoritetet po hetonin rastin, tha qeveria Guanghan.

Guanghan është një qytet i nivelit të prefekturave me një popullsi prej rreth 600,000 banorësh.

Postimi zyrtar deklaroi se shpërthimi ishte shkaktuar nga një zjarr, i cili shpërtheu rreth orës 21:10 brenda sektorit të prodhimit të fabrikës Jin Yan Hua Pao.

Flakët çuan në shpërthime rreth orës 22:25. /Telegrafi/