Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit sot pranë një lokali në Tiranë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:40, në Bulevardin Zog i Parë.
“Më datë 01.12.2019, rreth orës 03:40, në Bulevardin Zog i Parë, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit P. F., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pasoja në njerëz por veç dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë. /BW/