Site icon Telegrafi

Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan në Tiranë

Një shpërthim me sasi të vogël plasëse ose kapsolla ka ndodhur në një dyqan në Tiranë, për pasojë është dëmtuar dera.

Policia është njoftuar mëngjesin e sotëm se dera e e një dyqani, në rrugën “Jusuf Vrioni” ishte hapur me forcë.

Pas hetimeve të kryera rezultoi se e dera e dyqanit në pronësi të shtetasit A. C. mund të jetë dëmtuar si pasojë e plasjes së një kapsolle detonatore, apo të ndonjë sasie të vogël lëndë plasëse.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të dëmtimit.

Njoftimi policisë:

Tiranë

Më datë 11.12.2022, rreth orës 09:30, Policia ka marrë njoftim se ishte hapur me forcë dera e një dyqani, në rrugën “Jusuf Vrioni”.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet paraprake dyshohet se dera e dyqanit në pronësi të shtetasit A. C. mund të jetë dëmtuar si pasojë e plasjes së një kapsolle detonatore, apo të ndonjë sasie të vogël lëndë plasëse.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të dëmtimit të derës. /Telegrafi/

Exit mobile version