Telegrafi

Shpërthim me lëndë plasëse në Krujë, dëmtohen xhamat e disa bizneseve

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të kësaj të enjteje në Krujë.

Sipas informacioneve të ardhura nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli”. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje e po punon për zbardhjen e çështjes

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/