Site icon Telegrafi

Shpërthim i kontrolluar, copa gjigante e urës që ra mbi anijen e mallrave në Baltimore do të hidhet në erë me eksploziv

Një seri shpërthimesh të kontrolluara do të përdoren të hënën për të ‘liruar’ anijen e mallrave Dali, të mbuluar nga mbetjet e urës së shembur Francis Scott Key në Baltimore.

Planifikohet përdorimi i eksplozivit për të larguar seksionet e urës, që ende vazhdojnë të qëndrojnë mbi anijen Dali, transmeton Telegrafi.

Demolimi i planifikuar ishte shtyrë të dielën për shkak të stuhive dhe rrufeve.

Përplasja e anijes me kontejnerë ua mori jetën gjashtë personave, dhe dërgoi rreth 4 mijë tonelata mbeturina në lumin Patapsco.

Anija 289 metra e gjatë ka mbetur në vendngjarje që nga aksidenti dhe është mbuluar me skrap nga ura.

Autoritetet shpresojnë të shpërthejnë një nga copëzat e urës që mbulojnë anijen, e cila vlerësohet të jetë 152 metra e gjatë dhe peshon 600 tonelata. /Telegrafi/

Exit mobile version