Telegrafi

Shpërthim i fuqishëm në veri, nuk ka të lënduar

Policia e Kosovës konfirmon shpërthimin, por thotë se nuk ka të lënduar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, ka thënë shkurt se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i kryen hetimet. Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe KFOR-i.

Ndërsa banorët e lagjes kanë thënë për KTV-në se nga shpërthimi janë dëmtuar disa makina që ishin të parkuar në vendin ku ndodhi shpërthimi.

Pak metra me larg në këtë lagje, vitin e kaluar pati ndodhur një shpërthim tjetër ku mbeti i vdekur Selver Haradinaj. /Telegrafi/