Dy persona janë plagosur rëndë dhe 32 të tjerë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm gazi.
Një numër i madh shtëpish u evakuuan menjëherë dhe më shumë se 100 njerëz u zhvendosën në një kishë aty pranë, raporton “BBC”.
Shërbimet emergjente ishin thirrur nga banorët për shkak të një “incidenti të madh” në Wirral, në rreth orës 21:00, mbrëmjen e të shtunës .
Të plagosurit u dërguan në spitalet e Merseyside dhe Chester dhe North West.
Here’s the scene at the moment. Paramedics unloading oxygen tanks. pic.twitter.com/nXy7BDvmpl
— Josh Parry (@JoshParryECHO) March 25, 2017
Dan Stephens, zyrtari më i lartë i Shërbimeve të Zjarrit në zonë, tha se shkalla e dëmtimit është e konsiderueshme, transmetojnë mediat.