Një shpërthim i gypave të ngrohtores së qytetit, “Termokos”, ka ndodhur sonte në Prishtinë, te lokacioni i njohur “Te Santea”, konkretisht pranë hyrjes te ish-restorantin “Shark”.
Banorët e këtij blloku nga paniku kanë dalë jashtë ndërtesës, si pasojë e tymit që ka përfshirë çdo pjesë të ndërtesës.
Ekipi teknik i “Termokosit” është parë të jetë afruar pranë vendit të ngjarjes, por ende nuk janë mësuar shkaqet se pse ka ardhur deri te një situatë e tillë.
Nuk dihet nëse ka të lënduar, apo për çfarë bëhet fjalë konkretisht. Një pjesë e banorëve janë larguar nga objekti dhe po qëndrojnë jashtë. /Republika24/