Rrjedhja e gazit ka shkaktuar shpërthim zjarri në një pallat 3 katësh në komunën Rocca di Papa në provincën e Romës.
Deri më tani raportohet për 9 të plagosur, 3 prej të cilëve janë fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.50 minuta dhe sipas informacioneve të para i plagosur është dhe kryetari i bashkisë së kësaj komune.
Një pjesë e ndërtesës është shembur e po punohet në gërmadha për të kërkuar persona të tjerë.
Në vendngjarje ndodhen skuadrat e shpëtimit e të ndihmës së shpejtë. /oranews.tv/