Site icon Telegrafi

Shpërthim gazi në një ndërtesë banimi në Rusi, raportohet për dy të vdekur dhe pesë të lënduar

Dy persona kanë vdekur pasi një shpërthim gazi goditi një ndërtesë banimi të mërkurën në qytetin rus të Noginsk, rreth 50 kilometra në lindje të Moskës.

Lajmi u bë ditur nga agjencia e lajmeve Interfax, e cila citoi komitetin hetues për sa i përket rastit në fjalë, transmeton Telegrafi.

“Sipas të dhënave paraprake, pesë persona pësuan lëndime dy të tjerë kanë vdekur – një burrë dhe një grua”, agjencia Interfax citoi zyrtaren rajonale, Anna Tertichnaya.

Ndryshe, bazuar në raportimet fillestare të rastit, katër persona përfshirë dy fëmijë u shpëtuan dhe u dërguan në një spital pas shpërthimit që ndodhi te ndërtesa nëntë-katëshe

Exit mobile version