Disa njerëz kanë pësuar lëndime në një shpërthim gazi që ndodhi këtë mëngjes në 5 të mëngjesit në një ndërtesë të Kryqit të Kuq në Memmingen në Gjermaninë jugore.
Megjithatë, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një zëdhënëse e policisë ka thënë se “nuk mund të përjashtohet mundësia të kenë qenë më shumë se një shpërthim”.
Heute morgen gab es laut Polizei eine Verpuffung in #Memmingen in der Donaustraße. Dabei sind mehrere Menschen verletzt worden. Aktuell lässt die Polizei umliegende Häuser evakuieren und prüft, ob Gas austritt.https://t.co/AYEL4U5cdY
— BR24 (@BR24) February 5, 2021
Shpërthimi besohet të ketë ndodhur për shkak të një mosfunksionimi në tubacionin e gazit në rrugën ku ndodhet ndërtesa.
Si pasojë, sipas mediave gjermane, katër persona u plagosën, njëri prej tyre rëndë.
Shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit, organizata e ndihmës teknike dhe policia janë në terren ndërkohë që janë evakuuar të gjitha ndërtesat aty pranë, përfshirë zyrat. /Telegrafi/