Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një treg të fishekzjarrëve në Mexico City, kryeqytetin e Meksikës. Raportet flasin për 60 të plagosur, por kjo shifër nuk është zyrtare, kurse shkaqet e shpërthimit nuk dihen ende.
Tymi i madh ka mbuluar gjithë qiellin mbi tregun San Pablito në Tultepec, që gjendet në veri të Mexico City.
Drejtori i shërbimit të Emergjencës, Lusi Felipe Puente, ka thënë se numri i të lënduarve mund të rritet, duke shtuar se disa shtëpi, që gjenden afër këtij tregu, kanë pësuar dëmtime,.
Ai u ka bërë thirrje njerëzve që të largohen nga tregu, së paku 5 kilometra, derisa shpërthimet e fishekzjarrëve të ndalen. /Telegrafi/