Telegrafi

Shpërthim i fuqishëm në universitetin e Krimesë, 10 të vdekur dhe 40 të plagosur (Video)

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 tjerë janë plagosur në një shpërthim, që ka ndodhur në universitetin e Krimesë në qytetin Krech.

Sipas informacioneve të para deri te kjo tragjedi ka ardhur si pasojë e shpërthimit të gypave të gazit, kurse dhjetëra autoambulanca janë parë në vendin e ngjarjes, transmeton Telegrafi.

Deri më tani janë dërguar në spital mbi 18 persona, kurse ishte rrjedhja e gazit që shkaktoi shpërthimin e fuqishëm brenda mensës së universitetit kanë njoftuar dëshmitarët e këtij rasti.

Shpërthimi i ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kurse autoritetet lokale janë duke bërë të pamundurën që të ndihmojnë të gjithë që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje. /Telegrafi/