Telegrafi

Shpërthim i fuqishëm në Paris, raportohet për të plagosur (Foto/Video)

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Parisin, thonë autoritetet franceze.

Shërbimet e urgjencës janë njoftuar për një shpërthim të fuqishëm mëngjesin e sotëm në një furrë buke, që thuhet se ka shkaktuar edhe të plagosur.

Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë shtrirjen e gjerë të shpërthimit, i cili ka shkaktuar dëme të mëdha.

Banorët janë evakuuar dhe të tjerë janë këshilluar të shmangin zonën e shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës kanë ndërhyre për të ndihmuar banorët.

Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet, megjithatë ka raporte se kjo ishte për shkak të rrjedhjes së gazit në një furrë buke.

Raportohet se nga shpërthimi ka edhe disa persona të plagosur, por policia ende nuk ka dhënë ndonjë konfirmim zyrtar.