Site icon Telegrafi

Shpërthim i fuqishëm në një dyqan në Vlorë

Police investigators work at the scene outside a cordoned area surrounding the police station in Helsingborg, Sweden, after an explosion at the main entrance, October 18, 2017. TT News Agency/Johan Nilsson via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. SWEDEN OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN SWEDEN. - RC11C94E5FB0

Rreth orës 23:15 të mbrëmjes e së shtunës një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në të gjithë qytetin e Vlorës.

Forca të shumta policie si dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, në lagjen “Lef Sallata”.

Lënda plasëse është vendosur në qepenin e një dyqani, i cili tregtonte mobilie të përdorura.

Sipas policisë shqiptare dhe banorëve të lagjes, të cilët kanë dalë nga banesat e tyre të trembur tregojnë se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm sa u trondit shtëpitë si dhe shumë banesave u janë thyer xhamat.

Dy ambulanca mbërritën në vendngjarje pasi shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa dyshohej për viktima, por fatmirësisht nuk ka pasur të tillë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve të cilët mund të kenë vendosur lëndën eksplozive.

Mësohet se policia po merr në pyetje pronarët e këtij objekti, po ashtu dhe kamerat e sigurisë të subjekteve përreth janë sekuestruar nga blutë e qytetit bregdetar, shkruan Lapsi.al.

Exit mobile version