Telegrafi

Shpërthim i fuqishëm në Moskë, një depo përfshihet nga zjarri – tym i zi ngritet në qiell

Një zjarr i madh ka shpërthyer brenda një depoje të madhe të materiale ndërtimore në Rodniki të rajonit të Moskës.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar apo vdekur, por gjykuar nga pamjet e videove amatore, shihet tymi i madh duke u ngritur në qiell si dhe zjarri që dilte nga objekti, transmeton Telegrafi.

Shkaku i zjarrit gjithashtu nuk dihet, kurse bëhet fjalë për një objekt prej 700 metrash katrorë që është përfshirë nga zjarri.

Lexo po ashtu "Ushtarët e NATO-s tashmë të pranishëm në Ukrainë", thotë Ministri i Jashtëm polak

Në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë ekipe të zjarrfikësve, ndërsa pranë vendit ku ka ndodhur shpërthimi është ngritur një laborator mobil që bën matjen e ndotjes së ajrit.

Zjarret nga objekte të ndryshme në territorin e Moskës janë bërë më të shpeshta që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Shpesh raportohet për zjarre nëpër fabrika dhe gazsjellës që janë në pronësi të shtetit rus, dhe me ato të holla sponsoron luftën në Ukrainë. /Telegrafi/