Telegrafi

Shpërthim i fuqishëm në Liban – raportohet për disa të vdekur në një kamp palestinez

Një shpërthim i madh ka tronditur një kamp refugjatësh palestinezë në qytetin e Tiros në jug të Libanit.

Shpërthimi ndodhi në një depo armësh që i përket grupit militant palestinez Hamas. Një burim palestinez brenda kampit i tha agjencisë së lajmeve reuters se të paktën 12 persona ishin plagosur dhe kishte një numër të panjohur viktimash pas shpërthimit vonë të premten.

Pamjet e regjistruara të shpërthimit treguan zjarrin e madh ndërsa shtëllunga të mëdha tymi shpërthejnë mbi qytet.

Video të tjera nga vendi i ngjarjes të shpërndara në mediat sociale tregojnë shihet një shpërthim i madh dhe zhurma të thyerjes së xhamave.

Libani është shtëpia e dhjetëra mijëra refugjatëve palestinezë dhe pasardhësve të tyre.

Shumë prej tyre jetojnë në 12 kampet e refugjatëve që janë të shpërndarë nëpër vendin e vogël mesdhetar.

Ndryshe, zona përreth ishte evakuuar dhe ekipet e shpëtimit ishin vendosur. /Telegrafi/