Një shpërthim dhe zjarr u raportuan të martën në digën Hoover në Nevada.
Christy Hairston, një turiste, ka publikuar një video të incidentit të ndodhur në pjesën e poshtme të digave gjersa ka raportuar insider.
“Departamenti i Zjarrfikësve të Qytetit të Boulder është rrugës për një thirrje urgjente në Digën Hoover”, njoftuan zyrtarët e qytetit të Boulderit.
BREAKING: Explosion and fire at the Hoover Dam in Nevadapic.twitter.com/Jueh7djn3P
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) July 19, 2022
“Nuk ka informacion shtesë në këtë moment”, thuhet më tutje në raportin e parë.
Diga Hoover është rezervuari më i madh në Shtetet e Bashkuara.
Gjeneratorët e digës sigurojnë energji elektrike për shërbimet publike dhe private në Nevada, Arizona dhe Kaliforni. /Telegrafi/
UPDATE: Another view of the explosion at Hoover Dam pic.twitter.com/P3CfLgN1H6
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) July 19, 2022