Një shpërthim i fuqishëm në Bejrut të Libanit, ka bërë që shumë persona të lëndohen, kanë bërë të ditur zyrtarë të këtij vendi, shkruan BBC.
Raportohet se një shpërthim tjetër ka ndodhur në afërsi të portit detar të qytetit, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga autoritetet libaneze të sigurisë, transmeton Telegrafi.
Ende nuk dihet saktë se çfarë ka ndodhur, por video të publikuara në rrjetet sociale shfaqin re “kërpudhe” ku si pasojë janë shkatërruar shumë ndërtesa.
Në anën tjetër, siç raporton Al Jazeera, qindra persona janë lënduar nga shpërthimi që dridhi dhe shkatërroi kryeqytetin e Libanit, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassan.
“Isha me kilometra larg, copat e xhamit kanë fluturuar përreth meje. Shpërthimi është ndjerë në tërë qytetin, është një situatë kaotike në rrugë”, ka thënë për Al Jazeera, Zeina Khodr. /Telegrafi/
Just received from a colleague in Lebanon. #Beirut pic.twitter.com/k3oAzGWMwv
— Charles Lawley تشارلز لاولي (@CharlesLawley) August 4, 2020
Footage from the massive explosion in Beirut Port, Lebanon pic.twitter.com/bdvzrS05Qf
— Beirut Today (@bey_today) August 4, 2020
https://twitter.com/GhadaaSharif/status/1290667092488986624?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1290667092488986624%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3509093%2Fstravicne-eksplozije-u-bejrutu-tlo-se-treslo-citav-grad-u-rasulu-a-niko-ne-zna-sta-se-desava-video
Fireworks explosion?! I felt like I’m dying, I still can’t believe it #Lebanon #Beirut pic.twitter.com/EMTS470FOH
— Ahmad M. Yassine | أحمد م. ياسين (@Lobnene_Blog) August 4, 2020
https://twitter.com/Mrtdogg/status/1290698416184610821