Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pranë aeroportit të kryeqytetit somalez Mogadishu bëjnë të ditur mediat lokale, citon BBC.
Një tym i madh mund të shihet në zonë ku ndodhet dhe një bazë e forcave paqeruajtëse të Unionit Afrikan.
Gazetarët lokalë informojnë se shpërthimi është shkaktuar nga dy bomba, transmeton KP. Një gazetar i tha Al Jazeera se shihte ambulanca që po transportonin disa të plagosur.
Grupi i armatosur Al-Shabab i ka thënë Al Jazeera se ishte përgjegjës për sulmin.