Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka ndodhur në pjesën e jashtme të një lokali në Bajram Curri, Tropojë.
Në lagjen “28 gushti”, në pjesën e jashtme të një lokali, është shënuar shpërthim i fuqishëm me eksploziv.
Lënda plasëse ka shpërthyer në verandën e lokalit të shtetasit S.Gj.
Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit, nuk ka të lënduar në njerëz.
Ndërkohë grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes, për të zbuluar më shumë mbi rrethanat, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. /Telegrafi/