Site icon Telegrafi

Shpërthim eksplozivi në hyrje të një lokali në Krujë

​Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në hyrje të një lokali në Krujë pak pas mesnatës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:23, kur policia ka marrë njoftim se në Krastë, në pjesën hyrëse të lokalit Bar- Restorant në pronësi të 41 vjeçarit M.V., banues në Fushë-Krujë kanë vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Për pasojë nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka të lënduar.

Në përcaktimin e sasisë dhe llojin e lëndës plasëse po kryhen veprime nga ekspertët antieksploziv.

Është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Exit mobile version