Site icon Telegrafi

Shpërthim dhe të shtëna armësh në një hotel në Kenia, pamje nga vendi i ngjarjes (Video)

Janë publikuar pamjet e momentit të tmerrshëm i shpërthimit të armëve të zjarrit në një hotel luksoz duke bërë që turistët të largohen me shpejtësi nga frika për jetën e tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, katër persona të armatosur besohet të kenë sulmuar hotelin luksoz Dusit në kryeqytetin kenian të Nairobit.

Si pasojë, të paktën katër persona janë vrarë dhe 14 të plagosur në sulmin, për të cilin grupi terrorist al Shabaab ka marrë përsipër përgjegjësinë.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet që tregojnë skenat nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version