Telegrafi

Shpërthim afër objektit ushtarak të NATO-s në Izmir të Turqisë (Foto)

Një shpërthim ka ndodhur në afërsi të objektit ushtarak të NATO-s në provincën e Izmirit në Turqinë perëndimore, raportojnë media turke.

Siç është raportuar më tej, përcjell Telegrafi, shpërthimi ka dëmtuar një mur në objektin ushtarak të NATO-s, por në këtë rast nuk është lënduar askush.

Eksplozivi thuhet të ketë shpërthyer në orën tetë sipas kohës lokale.

E policia ka siguruar zonën dhe po hetojnë shkakun e aksidentit. /Telegrafi/