Telegrafi

Shpërthim afër Ambasadës amerikane, 7 të vrarë e shumë të plagosur (Foto/Video)

Një shpërthim i madh ka tronditur Kabulin, afër ambasadës së SHBA-ve, dhe disa ministri të qeverisë afgane dhe agjencive të sigurisë.

Siç raportojnë mediat e huaja, të paktën shtatë persona janë vrarë dhe 327 të plagosur, transmeton Telegrafi.

Duke cituar zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë afgane, mediat thonë se 198 vetë u plagosën në shpërthimin vetëvrasës në Kabul.

Gjithashtu thuhet se numri i viktimave ka rrezik të rritet, duke shtuar se civilët dhe ushtarët afganë të sigurisë ishin në mesin e të vrarëve dhe të plagosurve nga sulmi. /Telegrafi/

 

https://www.youtube.com/watch?list=PL3ZQ5CpNulQkSaTw35Rtp4qq2tsNH8P1L&v=qJQ-7Ci02p0