Një i ri përfundoi në spital, pasi pësoi djegie të mëdha kur një cigare elektronike i shpërtheu në xhepin e pantallonave.
Ricardo Jiminez, 24-vjeç, mori djegie të shkallës së dytë në dorën e djathtë dhe në kofshë.
Pajisja i shpërtheu ndërsa ai ishte duke lëvizur gjatë të premtes në Manhattan, transmeton noa.
Duke folur për Daily Neës, Jiminez tha se ishte duke e nxjerrë cigaren elektronike nga xhepi dhe ajo thjeshtë shpërtheu.