Brenda zonës së Korporatës Energjetike e Kosovës (KEK), gjatë ditës së sotme ka shpërthyer një zjarr.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Zyra për Informim e KEK-ut, ku pavarësisht se sipas tyre, ende nuk dihen shkaqet, thonë se nuk është shkaktuar asnjë dëm pasi ky zjarr është larg zonës së punës.
“Është e vërtetë që ka shpërthyer një zjarr atje, por që nuk dihen ende shkaqet, është larg termocentraleve, do të thotë nuk ka ndonjë rrezik për mbarëvajtjen e punëve, pra nuk e rrezikon sistemin e prodhimit të energjisë. Ka intervenuar njësia e zjarrfikësve të KEK-ut dhe po mundohen të lokalizojnë zjarrin”, thotë zyra për informim e KEK-ut.
Zyra për Informim e KEK-ut, thotë se nga ky zjarr janë djegur disa mbeturina që kanë qenë afër asaj zone.
“Deri tash janë kallur disa baraka dhe disa mbeturina që krijohen, aty afër saj është vetëm pjesa e objektit ku do të rrëzohen ato objekte. Pa ndonjë rrezik që përfshihen pjesët aty afër zonës së KEK-ut”, njofton zyra për informim. /KP/Telegrafi/