Telegrafi

Shpërthen zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë, u bllokuan brenda disa banorë

Një zjarr ka rënë në një azil të personave të moshuar në Tiranë gjatë natës, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Sipas burimeve, zjarri në mesnatë ra për shkak të një kondicioneri. Të moshuarit ngelën të bllokuar deri në momentin kur policia, forcat “Shqiponja” dhe zjarrfikëset i evakuan nga azili në rrugën “Ali Visha” dhe flakët u shuan.

Katër të moshuarit përfunduan në spital për të marrë ndihmë mjekësorë, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga Top Channel, zjarri ka shkaktuar dëme në disa dhoma të azilit.