Telegrafi

Shpërthen zjarri në selinë e një partie politike në Tunizi: Hidhen prej dritares disa zyrtarë të “Lëvizjes Ennahda”

Një zjarr shpërtheu në selinë e “Lëvizjes Ennahda” në kryeqytetin e Tunizisë. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare lidhur me shkakun e zjarrit.

Një numër i madh ambulancash dhe zjarrfikësesh janë dërguar në lagjen Monplezir të kryeqytetit Tunizisë, ku ndodhet selia e “Lëvizjes Ennahda”.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, shihej se nga kati i parë dhe i dytë i ndërtesës dilte tym gjersa njerëzit po përpiqeshin të dilnin nga dritaret, ku disa prej tyre edhe u hodhën.

Nureddin al-Bahiri, një nga udhëheqësit e Lëvizjes Ennahda, vuri në dukje se zjarri filloi në katin përdhes dhe tymi u ngrit me shpejtësi drejt kateve të sipërme.

Bahiri tha se në mesin e të plagosurve nga zjarri ishte zëvendëskryetari i Lëvizjes Ennahda dhe ish-kryeministri Ali al-Urayyid, dhe kryetari i Këshillit Shura të Lëvizjes Ennahda, Abdulkerim al-Haruni.

E njohur për afërsinë e saj me Vëllazërinë Myslimane, Lëvizja Ennahda ka 53 deputetë në Parlamentin prej 217 vendesh të Tunizisë. /Telegrafi/