Telegrafi

Shpërthen zjarri, mbetet pa rrymë Hani i Elezit

KEDS-i ka njofton sot në mëngjes nga ora 06:20, për shkak të zjarrit që ka shpërthyer në kthinat 6kV në nënstacionin NS 110/6kV, ka mbetur pa furnizim me energji elektrike qyteti i Hanit të Elezit me rrethinë.

Ekipet e KEDS-it për rregullimin e prishjeve janë duke u munduar që sa më parë të gjejnë një zgjidhje për kthimin e furnizimit në këtë regjion. /Telegrafi/