Telegrafi

Shpërthen zjarr pyjor në rajonin e Pehçevës

Zjarr pyjor i cili përfshiu hapësirat me pisha, drunj të shkurtë dhe barë të thatë, ka shpërthyer dje rreth orës 16 në fshatin e Pehçevës, Cërnik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

MPB-ja informon se në vendin e ngjarjes kanë dalë të punësuarit në NP “Ravna Reka” nga Pehçeva të cilët kanë shuar zjarrin, por për shkak të terrenit të papërshtatshëm nuk kanë mundur të intervenojnë. Nga ana e tyre janë njoftuar QMK dhe NJTKZ dhe shuarjen e zjarrit do të vazhdohet gjatë ditës së sotme./Telegrafi/