Kashtë, kallamishtë dhe një sasi e madhe e gomave të vjetra të veturave digjen përgjatë rrugës kryesore Koçan-Vinicë, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave, duke iu referuar Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave nga Shtipi.
Siç theksojnë ata, nga djegia e kallamishtes është përfshirë nga zjarri edhe një pjesë e madhe në të cilën kishte goma të vjetra.
Zjarri është raportuar në orën 14:20. Tre makina zjarrfikëse me tetë zjarrfikës janë dërguar në terren për të ndaluar përhapjen e zjarrit. Derisa ishte duke vazhduar aksioni për shuarjen e zjarrit, qarkullimi në atë rrugë është ndërprerë.
“Situata po monitorohet nga QMK dhe zjarrfikësit të cilët ndodhen në terren”, thonë nga QMK./Telegrafi/