MPB njofton se ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në Kërçovë, ndërsa nuk janë regjistruar persona të lënduar.
“Sot në orën 00:35 në Stacionin Policor Kërçovë është raportuar se ka rënë zjarr në ballkonin e mbyllur në katin e dytë të shtëpisë në pronësi të 69-vjeçarit B.P në rrugën “Jordan Piperkata” nga Kërçova.
Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Kërçovës dhe nuk ka persona të lënduar”, njoftoi MPB.
Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga DPB Kërçovë./Telegrafi/