Një zjarr ka rënë sot në mesditë në afërsi të Strumicës në deponinë afër fshatit Banicë, e më pas kanë rënë zjarre edhe në dhjetëra lokacione të tjera, ku digjen kashtë në rrethinën e Sofilarit, në afërsi të qytetit.
Tymi i dendur shihet nga larg, ndërsa mbetjet e materialit të djegur nga era e fortë i bartin në zonën qendrore të qytetit.
Sipas komandantit të Njësisë së Zjarrfikësve të Strumicës, Aleksnadar Gudev, në shuarjen e zjarreve janë të përfshirë 20 zjarrfikës dhe tri vetura zjarrfikëse.
“Deri më tani nuk ka dëme më të rënda të shkaktuara nga zjarri, përveç se një pjesë shumë e vogël e çatisë së një vreshti është djegur. Thirrja e parë ka ardhur për një deponi të djegur në afërsi të fshatit Banicë, ndërsa menjëherë pas kësaj kanë shpërthyer zjarre në dhjetëra lokacione të tjera ku digjej kashtë”, tha Gudev./Telegrafi/