Site icon Telegrafi

Shpërthen zjarr në një deponi në Shkup, digjen goma

Tetë zjarre në ambiente të hapura janë regjistruar në 24 orët e fundit dhe të gjitha janë shuar, thonë Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Zjarrfikësit kanë intervenuar për shuarjen e zjarrit në Gazi Babë afër deponisë “Vardarishte” (digjen goma dhe bimësi e ulët dhe është djegur një sipërfaqe prej një hektar), Manastir afër Maglenicës, Prilep afër garnizonit të ushtrisë Gjevgjeli, fshatin Mrzenci, Bogdanci në atarin e Bogdancit (bimësia e ulët), Kavadari afër vendbanimit “Glishiq”, në lokalitetin “Smilica” (bimësia e ulët – sipërfaqe e djegur një hektar), Likova afër fshatit Mateç (bimësia e ulët) dhe në Komunën e Rankovcës afër fshatit Ginovcë (është djegur një pyll i përzier dhe është djegur një sipërfaqe prej një hektar)./Telegrafi/

Exit mobile version