Telegrafi

Shpërthen zjarr në Neporshten të Tetovës

Zjarrfikësit e Tetovës ndërhynë këtë pasdite në një zjarr që shpërtheu një placë për automjete në fshatin Neproshten.

“Rreth orës 16:30 pasdite ishim në vendin e zjarrit. Ishte e nevojshme të sillnin më shumë kamionë dhe të shuanin zjarrin shpejt pasi u preken edhe automjetet. Sipas vlerësimit tim, ishin rreth 30 automjete të djegura prej rreth njëqind sa ishin atje. Ishte e rrezikshme për shkak të shpërthimeve të shpeshta të automjeteve dhe flakëve që arrin deri në 20 metra lartësi”, tha Uka Aliti, komandant i zjarrfikësve të Tetovës.

Zjarri u shua afërsisht për dy orë./Telegrafi/