Sonte në ndërtesën e re të Bankës Popullore ka shpërthyer zjarr, e cila është duke u ndërtuar afër ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Bashkisë së Shkupit, Xvonko Tomevski, për Makfaks tha se në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar dy makina dhe 5 zjarrfikës dhe se zjarri është shuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai informoi se është djegur material ndërtimor dhe se zjarri ka qenë jashtë objektit.
Arsyet e zjarrit për momentin nuk bëhen të ditura./Telegrafi/
Foto: Ilustrim