Telegrafi

Shpërthen zjarr në disa fshatra të Gjevgjelisë

Sot shpërtheu një zjarr në Gjevgjeli. Siç njoftojnë nga Qendra për ballafaqim me krizat zjarri aktiv është nga fushat përgjatë hekurudhës nga fshati Mrzenci deri në fshatin Davidovë.

Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Gjevgjelisë me 20 zjarrfikës dhe 4 automjete, ndërsa ndihmë për shuarjen e zjarrit po japin edhe Brigada e Zjarrfikësve të Vallandovës dhe Dojranit./Telegrafi/